Qeveria: Kemi siguruar 17 miliardë denarë për pensionet dhe sigurimin shëndetësor – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Qeveria: Kemi siguruar 17 miliardë denarë për pensionet dhe sigurimin shëndetësor

Rritja lineare e pensioneve për 5.000 denarë për mbi 330.000 pensionistë nënkupton realizimin e premtimit të dhënë, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë.

Siç theksojnë nga aty, me këtë rritje të dytë lineare prej 2.500 denarë, e përmbyllëm ciklin e rritjes së pensioneve për 5.000 denarë, me çka pensioni më i ulët në mars arrin 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë.

“Për këtë qëllim si Qeveri në Buxhetin për vitin 2025 kemi siguruar 15 miliardë denarë për rritjen e pensioneve dhe 1.9 miliardë denarë shtesë për sigurimin shëndetësor të pensionistëve, ose gjithsej 17 miliardë denarë”, bëhet e ditur në kumtesë.

Nga Qeveria theksojnë se punojnë me përkushtim në krijimin e jetës së sigurt dhe dinjitoze për të gjithë qytetarët dhe se vazhdojnë me realizimin e projekteve dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...