Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë për bujqit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë për bujqit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se brenda një viti, Qeveria pagoi mbi 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për të gjitha kategoritë e bujqve.

Nga Qeveria thonë se mbi 9 milionë denarë shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e bujqve.

“Detyrimi ynë si Qeveri është që subvencionet të paguhen në kohë dhe në mënyrë joselektive. E jo si më parë, kur bujqit ishin plotësisht të harruar, të poshtëruar dhe të ndarë. Me këtë ne i ndihmojmë drejtpërdrejt bujqit dhe e nxisim rritjen e prodhimit bujqësor, me qëllim që ata të përgatiten për vitin e ardhshëm – ndryshe nga më parë kur, për shkak të mosshlyerjes së subvencioneve dhe vonesave, kishim rënie të prodhimit bujqësor”.
“Maqedonia transformohet. Një vit qeveri do të thotë punë e përgjegjshme dhe e përkushtuar në interes të bujqve. E vlerësojmë punën e bujqve. Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme për përparimin ekonomik dhe zhvillimin e Maqedonisë. I kemi dhënë fjalën bujqve dhe po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve”, thonë nga Qeveria.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...