Qeveria: Me rritjen lineare të pensioneve prej 5.000 denarësh, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa mesatari është 26.258 denarë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Qeveria: Me rritjen lineare të pensioneve prej 5.000 denarësh, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa mesatari është 26.258 denarë

Është realizuar premtimi për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarësh për mbi 330.000 pensionistë. Me pagesën e pensionit të marsit prej 2.500 denarësh, u përmbyll cikli i rritjes lineare të pensioneve me 5.000 denarë. Me këtë rritje, pensioni më i ulët në mars arrin në 18.192 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rreth 26.258 denarë. Pensionistët meritojnë një jetë të sigurt dhe dinjitoze. Për më tepër, fakti që po punojmë në interes të qytetarëve dëshmohet edhe nga qëndrimi si Qeveri për të mos e rritur kufirin e moshës për pensionim, i cili aktualisht është 62 vjeç për gratë dhe 64 vjeç për burrat, me një stazh minimal prej 15 vitesh. Kujdesi për pensionistët është detyra dhe synimi ynë. Si Qeveri, vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë qytetarët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...