Sami Lushtaku: PDK-ja mbetet forca politike që përfaqëson interesat e çdo qytetari – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Sami Lushtaku: PDK-ja mbetet forca politike që përfaqëson interesat e çdo qytetari

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku bashkë me deputeten e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit ishin në Klinë të Mesme.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se atje u dëshmua mbështetja e fuqishme e qytetarëve të këtij rajoni për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Sot, bashkë me deputeten Ariana Musliu Shoshi, patëm kënaqësinë të takohemi me qytetarët e Klinës së Mesme, të cilët edhe një herë dëshmuan mbështetjen e tyre të fuqishme dhe të palëkundur për Partinë Demokratike të Kosovës”.

“Energjia dhe besimi i këtyre njerëzve janë dëshmi e qartë se PDK-ja mbetet forca politike që përfaqëson interesat e çdo qytetari. Mbështetja dhe besimi juaj na japin motivin për të vazhduar betejën për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe me perspektivë për brezat që vijnë”, shkroi Lushtaku.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...