Shporta minimale sindikale për muajin nëntor ka arritur në 62.021 denarë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Shporta minimale sindikale për muajin nëntor ka arritur në 62.021 denarë

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024 është 62.021,00 denarë, informojnë nga Sindikata e Maqedonisë. Një apartament me qira prej 60 metra katrorë për muajin nëntor është 77.396,00 denarë.

Krahasuar me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin tetor 2024, e cila është 61.249,00 denarë, është rritur për 772,00 denarë.

“Nga të dhënat për vlerën e shportës minimale sindikale, shihet se dikush po pasurohet në kurrizin e qytetarëve dhe punëtorëve, dhe nuk respekton masat e Qeverisë që janë krijuar për të ndihmuar qytetarët me të ardhura të ulëta”, thonë nga LSM.

Tregtarët, siç thuhet në njoftimin e LSM-së, tregojnë se nuk kanë asnjë përgjegjësi shoqërore apo respekt ndaj Qeverisë, nëse kemi parasysh se vlera e shportës minimale të Sindikatës në rubrikën e ushqimeve dhe pijeve, një ditë pas përfundimit me masën e Qeverisë, sërish është rritur për 609 denarë, kurse totali i shportës minimale sindikale për 772 denarë dhe me të njëjtën vlerë është 62.021,00 denarë.

“Tregtarët e shfrytëzuan shpalljen e masës së mëparshme të Qeverisë dhe pa të drejtë i rritën çmimet në muajin shtator, me çka vlera e rubrikës së ushqimeve dhe pijeve u rrit për 717 denarë, me masën u ul për 965 denarë, ndërsa sot ka pasur edhe një rritje prej 609 denarë”, thonë nga LSM.

Nga atje theksojnë se vlera e shportës minimale sindikale për muajin nëntor 2024, e cila është 62.021 denarë, krahasuar me shportën minimale sindikale nga janari 2024 (57.163,00), është rritur për 4.858,00 denarë, përkatësisht për 8,5 për qind. Ndërsa për ushqim dhe pije, shporta sindikale për muajin nëntor është 22.678,00 denarë në krahasim me janar 2024 (21.007,00 denarë), është rritur për 1.671,00 denarë, përkatësisht për 7,9 për qind.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...