Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Shqipërisë, Mejdani – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Takim i ministrit Mucunski me ambasadorin e Shqipërisë, Mejdani

Shkup, 11 qershor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot priti ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Denion Mejdani.

Në takim, siç bën të ditur Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk u diskutua për rëndësia e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se përfundimi me sukses i perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë në forcimin e zhvillimit rajonal, stabilitetit dhe sigurisë.

“Së bashku e riafirmuam angazhimin tonë si vende fqinje dhe aleatë të NATO-s për të vazhduar me intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkroi Mucunski.

Në fokus ka qenë dhe mundësia për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin qytetarët tanë.

Mucunski në Fejsbuk publikoi se në takim u shkëmbyen mendime dhe për çështjet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...