Taravari e pret sinjalin e Mickoskit për të dalë nga Qeveria – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Taravari e pret sinjalin e Mickoskit për të dalë nga Qeveria

Arben Taravari tha se ASH-ja është e vendosur që të shkojë në zgjedhje me lista të veçanta për këshilltarë komunal, ndërkaq për kandidatët për kryetar të të komunave, tha se “ASH-ja ia ka lënë edhe një shans VLEN-it”.
“Ende nuk kemi biseduar me asnjë parti, në parim, kemi thënë, kemi pasur Kryesi, sepse kemi organe partiake, kemi vendosur definitivisht të dalim me lista të veçanta. Në momentin që kemi negociata apo merremi vesh, ne kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it, nëse janë të interesuar. Unë e shoh se tash reagojnë emocionalisht, këtë periudhë prej emocioneve besoj që kalon për 6-7 ditë, nëse nuk janë të gatshëm, ne i shohim opsionet të cilët i kemi parasysh si parti, për të dalë sa më mirë në zgjedhjet lokale”, tha Taravari.
Taravari refuzoi të komentojë deklaratat ndaj tij nga eksponentët e VLEN-it.
“Aleanca për Shqiptarët del me lista të veçanta dhe është e gatshme të bashkëpunojë me partitë që tash kanë mbetur në VLEN. Unë nuk dua t’i komentoj, e shoh se kanë shumë vret, shumë nervozë, dhe dua këtë periudhë ta kaloj me qetësi, me urtësi, me durim, dhe t’i sjellim vendimet më të mira të mundshme që janë për shoqërinë dhe për qytetarët”, shtoi ai.
Sa i përket qëndrimit të tyre në Qeveri, Taravari tha: “Ne nuk kemi lindur në Qeveri. Është e vërtetë se çdo parti formohet për të qeverisë. Nuk e kemi me patjetër të mbesim në qeveri, kështu që do e shohim, prandaj them kjo periudhë duhet të jetë më e matur dhe e urtë, posaçërisht prej nesh politikanëve”
Taravari shtoi se ata dalin nga Qeveria vetëm në qoftë se këtë i’a kërkon kryeministri Hristiajn Mickoski dhe askush tjeter.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...