Vërshimet në Bosnje e Hercegovinë: Qeveria e Kosovës dhuron 200 mijë euro – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ballkan

Vërshimet në Bosnje e Hercegovinë: Qeveria e Kosovës dhuron 200 mijë euro

Qeveria në mbledhjen elektronike ka “aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 200 mijë euro, për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 200 mijë eurove me qëllim të ofrimit të ndihmës pas vërshimeve në Bosnje e Hercegovinë, transmeton Anadolu.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, kabineti qeveritar e mori këtë vendim në mbledhjen e fundit elektronike.

Qeveria ka “aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 200 mijë euro, për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore/vërshimet e ndodhura në Bosnje e Hercegovinë”, u bë e ditur në njoftimin zyrtar.

Gjatë ditës së sotme, edhe Bashkësia Islame e Kosovës ndërmori iniciativë për mbledhjen e mjeteve financiare nga besimtarët në të gjitha xhamitë e Kosovës pas namazit të xhumasë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për qytetarët e prekur nga vërshimet në Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri.

Gjatë javës së kaluar, përmbytje katastrofike dhe rrëshqitje të dheut në Bosnjë dhe Hercegovinë goditën zonat e Jabllanicës, Konjicës, Kiseljakut, Fojnicës dhe qyteteve të tjera, duke marrë shumë jetë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...