VLEN dhe Arbëria bashkojnë forcat, 19 tetori bëhet fitore e pashmangshme! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN dhe Arbëria bashkojnë forcat, 19 tetori bëhet fitore e pashmangshme!

Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes VLEN dhe Lëvizjes Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Gazmend Aliji dhe Orhan Ibrahimi dhe personalitete të tjera me peshë në skenën politike.

Ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po mbisundon në çdo cep të vendit. Kjo marrëveshje është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë, dhe garanca se krimi dhe korrupsioni do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë.
Komunat tona nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”. Nga 19 tetori ato do të çlirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve me një pushtet vendor të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim.

Kjo marrëveshje është një tjetër hap i madh drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një të ardhmeje evropiane, të lirë nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë që për vite me radhë i mbajti gjallë regjimi i BDI-së.

VLEN për ndryshimin, VLEN për fitoren e madhe të 19 Tetorit!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...