VLEN: Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani e lë Taravarin të vetmuar në prehërin e Ahmetit! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani e lë Taravarin të vetmuar në prehërin e Ahmetit!

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se veprimi i Arben Taravarit nuk po gjykohet e dënohet vetëm nga subjekti VLEN, si ish partner koalicioni me të, por edhe nga njerëzit e tij më të afërt.
“Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i të dëshpëruarve për vendimin skandaloz të Taravarit që të shkojë në prehrin e Ahmetit. Dorëheqja e deputetit Salim Sulejmani është dëshmia më e mirë se shqiptarët nuk blihen e as nuk shiten për pozita. Ky është akti më i lartë moral që meriton çdo respekt.
Sikurse deputeti Sulejmani janë të mendimit pjesa dërrmuese e strukturës së Aleancës për Shqiptarët dhe dorëheqjet kanë filluar të shfaqen në mënyrë masive, kjo sepse votuesi i ASH-së nuk e gëlltit vajtjen në prehrin e Ali Ahmetit vetëm për shkak të pazareve të Taravarit.
Ish partneri ynë i koalicionit e vulosi edhe njëherë se nuk e ka idenë e udhëheqjes ose menaxhimit të partisë. Ai për më pak se dy vite e dëmtoi aq shumë këtë subjekt, sa nuk ka dëmtuar asnjë parti oponente. Tani, kur dorëheqjet janë të njëpasnjëshme, duket qartë që Taravari do të përfundojë i vetëm në prehrin e Ali Ahmetit.

Ne si VLEN, që nga fillimi kemi qenë të mendimit se në ASH ka njerëz të ndershëm e me përgjegjësi morale para elektoratit dhe këto pohime tona i vulosi sot deputeti Sulejmani, si edhe një varg funksionarësh të tjerë, aktivistë e votues, të cilët assesi nuk rreshtohen me të keqen.

Qytetari shqiptar, qoftë funksionar, aktivist ose votues, nuk është mjet në duart e Taravarit që të shfrytëzohen për pazare të ulëta.

Ditë të mira po vijnë për shqiptarët. Tërmeti politik do të ndodhë, madje do të jetë aq i fortë, saqë do të dridhen edhe Ahmeti e Taravari.

VLEN i uron Arben Taravarit dhe Ali Ahmetit koalicionim të suksesshëm, ndërsa populli tashmë është rreshtuar në anën e duhur, në anën tonë, sepse ne jemi këtu për t’i shërbyer popullit. Liderët tenderistë do të përfundojnë në histori!”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...