VLEN: Gjashtë miliardë euro nga Britania do të përdoren për zhvillim pa asnjë dallim – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: Gjashtë miliardë euro nga Britania do të përdoren për zhvillim pa asnjë dallim

VLEN në një kumtesë për media thotë se “një epokë e re po lind për Maqedoninë e Veriut, me investim historik prej 6 miliardë eurosh nga Mbretëria e Bashkuar”.

Sipas tyre vendi ynë futet në një trajektore të re zhvillimi dhe modernizimi.

“Ky është një mesazh i qartë besimi ndërkombëtar ndaj vizionit të ri që përfaqëson Qeveria dhe koalicioni VLEN është më i fortë se kurrë! Në kuadër të marrëveshjes për Partneritet Strategjik mes dy vendeve, do të realizohen projekte madhore që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë: Spital i ri modern në Kërçovë, bashkë me qendër shëndetësore; Rikonstruktim i plotë i Spitalit Klinik të Tetovës, për shërbime cilësore dhe kapacitete më të mëdha; Finalizimi i spitalit klinik në Shtip dhe ndërtimi i një Fakultetit të ri mjekësor, në përputhje me standardet bashkëkohore; Hekurudhë moderne dhe e shpejtë nga Tabanoc në Gjevgjeli, që do të lidhë Maqedoninë e Veriut me rajonin dhe Evropën”.

“VLEN si ombrellë politike që përfaqëson vullnetin dhe shpresën e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit, siguron që kjo paketë investimesh të mos mbetet në letra, por të shtrihet drejtësisht dhe barabartë edhe në zonat shqiptare aty ku për dekada është dashur më shumë përkujdesje dhe investim real. Ky është vizioni ynë për një shtet të drejtë, funksional dhe të zhvilluar, ku çdo qytetar, pavarësisht prejardhjes apo rajonit, ndjen përfitimet e reformave dhe mbështetjes ndërkombëtare. Nga Likova e deri në Strugë, VLEN do të sigurojë që kjo mundësi historike të përkthehet në mirëqenie reale për të gjithë qytetarët”, thonë nga VLEN.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...