VLEN: Kodi Penal nuk guxon më të shërbejë si amnisti! – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: Kodi Penal nuk guxon më të shërbejë si amnisti!

Binomi BDI–LSDM e përdori flamurin evropian jo për Evropën, por si leckë për të fshirë gjurmët e Nikolla Gruevskit dhe për t’ia shpëtuar lëkurën Sasho Mijallkovit. Nën maskën e “harmonizimit me BE-në”, ata votuan ndryshime në Kodin Penal që sot po ia shohim sherrin e gjithë shoqëria. Ky nuk ishte ligj për standarde evropiane, por ofertë amnistie për kapjen e shtetit, e nënshkruar nga BDI në emër të shqiptarëve, por në interes të Gruevskit, Mijallkovit dhe klikave që kanë plaçkitur edhe shqiptarët, edhe Maqedoninë e Veriut. Ky vend ka nevojë për drejtësi të vërtetë, jo për ligje të qepura sipas hallit të politikanëve që tremben nga përgjegjësia.
Përpilimi i Kodit të ri Penal kërkon analizë të thelluar, harmonizim profesional dhe përfshirje të ekspertizës më të mirë juridike, prandaj VLEN mbështet qasje të përgjegjshme dhe të mbështetur në parime evropiane. Qasja jonë është e qartë vendi ka nevojë për një Kod Penal modern, të ndërtuar mbi parimin e barazisë para ligjit dhe me kapacitet të vërtetë për të siguruar ndëshkim efektiv për korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.
VLEN ka qenë e para që ka kërkuar rritje të përgjegjësisë për korrupsionin e lartë, përmes amendamentit kushtetues. Prioriteti ynë është i thjeshtë, një sistem penal që mbron qytetarët dhe drejtësinë, jo ata që për vite të tëra e përdorën ligjin për të pastruar vetveten nga skandalet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...