VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit


Përmes një kumtese drejtuar mediave koalicioni VLEN e ka quajtur kreun e ASH-së Arben Taravari turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni.

Sipas VLEN, shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, ndërsa Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit.

– Advertisement –

Kumtesa

– Advertisement –

Arben Taravari sot është turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni. Nga njeriu që dikur fliste për “ndryshim”, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit, duke u kthyer në patericë të BDI-së “non grata”, partisë më të korruptuar dhe më të urryer nga shqiptarët.

Taravari nuk e braktisi pushtetin për parime apo për interes të qytetarëve, por për pazare të pista personale. Investimi famëkeq “Gjoka” dhe marrëveshjet e errëta të tij e zbuluan plotësisht fytyrën e vërtetë: një politikan i gatshëm të shesë gjithçka për përfitim personal.
Sot, Taravari është bashkëpunëtor i ngushtë i BDI-së së kriminalizuar, që për dy dekada e ka mbajtur peng zhvillimin e shqiptarëve. Duke i bërë shërbim Ahmetit e Grubit, ai ka tradhtuar idealet për të cilat dikur thirrej dhe është rreshtuar krah atyre që qytetarët shqiptarë i ndëshkuan më 8 maj.

VLEN-i e bën të qartë: shqiptarët nuk kanë harruar kush e solli varfërinë, padrejtësinë dhe izolimin. Taravari sot është fytyra e një politike të degraduar, që për interesa të veta personale i ka shitur të gjitha kauzat e shqiptarëve.

Ne nuk do të lejojmë që lojërat e tij të shpëtojnë BDI-në nga rrënimi politik. Shqiptarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe ky ndryshim është i pandalshëm.

VLEN u themelua për ta shkulur nga rrënjët këtë mentalitet të vjetër, të kalbur e të shitur. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: nuk do të kthehen më prapa tek Taravarët që shiten për tendera, as tek Ahmetët që sunduan përmes frikës dhe korrupsionit. Prandaj, sot e themi qartë: Arben Taravari është simbol i tradhtisë politike dhe vazal i BDI-së “non grata”. Shqiptarët nuk do ta falin kurrë këtë shkelje mbi besimin e tyre. Historia do ta kujtojë si njeriun që u shit, ndërsa VLEN si forca që solli ndryshimin e shumëpritur.
VLEN për një politikë të pastër, për një të ardhme pa korrupsion e tradhti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...