VV-ja e “poshtëron” Sami Kurteshin, Sallahu e konteston në Supreme vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

VV-ja e “poshtëron” Sami Kurteshin, Sallahu e konteston në Supreme vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk e ka dëgjuar anëtarin e saj në KQZ, Sami Kurteshi, për të mos e kontestuar vendimin e PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe në Gjykatën Supreme.

Megjithatë, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, sot ka dorëzuar ankesën e VV-së në Supreme për të kundërshtuar vendim e PZAP-së, i cili e ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton EO.

Të mërkurën, PZAP-ja ka aprovuar ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit të KQZ-së për të mos ta certifikuar atë.

Në vendimin e publikuar nga gazeta Nacionale, PZAP kishte vlerësuar se Lista Serbe me aplikimin e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të kërkuara.

Një ditë më pas, anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi kishte thënë se nuk ia vlen që vendimi i PZAP-së të kontestohet.

Sipas tij, të njëjtin vendim do ta merr edhe Gjykata Supreme.

Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimintonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”, kishte thënë Kurteshi për RTV21.

Çka thuhet në vendimin e PZAP-së?

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dje e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Listës Serbe, e cila nuk ishte certifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një vendim që e ka parë Nacionale, dhe i cili mban datën e ditës së sotme, thuhet se “Anulohet njoftimi i KQZ, i datës 23.12.2024”.

Po ashtu, PZAP ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe dhe kandidatët saj.

APROVOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Lista Srpska, me seli në Komunën e Mitrovicës së Veriut. II. ANULOHET Njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), i datës 23.12.2024, URDHËROHET Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ta certifikon subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për Zgjedhje për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 09 shkurt 2025” – thuhet në vendim.

Ndërkohë, në vendim, PZAP ka treguar edhe arsyetimin për marrjen e këtij vendimi, ku thuhet:

Me datë 24.12.2024 PZAP-i ka pranuar ankesën e parashtruar nga subjektit politik Lista Srpska me seli në Mitrovicë të Veriut, me të cilën theksohet se subjekti politik Lista Srpska brenda afatit të paraparë me ligj ka dorëzuar aplikacionin përmes platformës online, përmes llogarisë së saj të përdoruesit në Zyrën për Regjistrim, Konfirmim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike (KRPFKPS) për konfirmimin e listës së kandidatëve për deputetë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në ankesë është theksuar se më datë 22.12.2024, Zyra për Regjistrimin, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (KRPFKPS) pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë një rekomandim në të cilin thuhet se subjekti politik Lista Srpska ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku në pikën një (1) të rekomandimit, theksohet se në përputhje me rregullën zgjedhore numër 04/2004 për konfirmimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, subjekti politik Lista Srpska ka përmbushur detyrimet e parapara me ligj duke dorëzuar dokumentacionin në vijim “1.1. deklaratë politike” dhe “1.2. listë i kandidatëve me 48 kandidatë me formularë dhe aplikime për secilin prej kandidatëve” duke theksuar se lista përmban tridhjetë e dy (32) kandidatë meshkuj ose (67)% dhe gjashtëmbëdhjetë (16) kandidate femra ose (33)%…

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...