Zgjedhjet në Kosovë, votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jenë të parat zgjedhje të rregullta parlamentare në Kosovë, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm në Kosovë, votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër votimi, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ-ja do të caktojë qendrat e votimit me kusht dhe listën e tyre do ta publikojë në faqen zyrtare të këtij institucioni, tha zëdhënësi Valmir Elezi, përmes një video-adresimi.

Ndryshimet për votimin me kusht ishin bërë me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme të miratuar në vitin 2023.

“Ky lloj votimi [me kusht] është i mundur sërish, por nuk do të lejohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ-ja do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në uebfaqen e KQZ-së dhe mjetet e tjera të informimit”, tha Elezi.

Data për mbajtjen e zgjedhjeve është caktuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ-në.

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 do të jenë të parat zgjedhje të rregullta parlamentare në Kosovë, që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

TRTBALKAN

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...