Zyrtarët shëndetësorë hetojnë një sëmundje misterioze në Kongo pas 143 vdekjeve – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedonia e Veriut

Zyrtarët shëndetësorë hetojnë një sëmundje misterioze në Kongo pas 143 vdekjeve

Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka lënë dhjetëra persona të  vdekur përgjatë dy javëve po hetohet në Kongon jugperëndimore, thanë autoritetet lokale.

Vdekjet u regjistruan midis 10 dhe 25 nëntorit në zonën shëndetësore Panzi të provincës Këango. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, kollë dhe anemi, u tha gazetarëve gjatë fundjavës ministri provincial i shëndetësisë Apollinaire Yumba.

Zëvendësguvernatori i provincës, Rémy Saki, i tha Associated Press të martën se midis 67 dhe 143 njerëz kishin vdekur.

“Një ekip ekspertësh epidemiologjikë pritet në rajon për të marrë mostra dhe për të identifikuar problemin,” shtoi ai.

Yumba këshilloi popullatën të tregojë kujdes dhe të përmbahet nga kontakti me trupat e pajetë për të shmangur kontaminimin. Ai u bëri thirrje partnerëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të dërgojnë furnizime mjekësore për t’u marrë me krizën shëndetësore.

Kongo është tashmë e rrënuar nga epidemia mpox, me më shumë se 47,000 raste të dyshuara dhe mbi 1,000 vdekje të dyshuara nga sëmundja në vendin e Afrikës Qendrore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

OBSH-ja është në dijeni të sëmundjes së paidentifikuar dhe ka një ekip në terren që punon me shërbimet shëndetësore lokale për të mbledhur mostra, sipas një punonjësi të organizatës i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...