Hapet edicioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Shqipëria

Hapet edicioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës

Pjesë e panairit janë edhe Universiteti i New Yorkut në Tiranë (UNYT), që është pjesë e Fondacionit Turk Maarif, dhe Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD).

Në Shqipëri është hapur edicioni i 30-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku kompani nga vende të ndryshme do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në disa sektorë, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes të organizuar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të ndryshme shqiptare, të ambasadave, të dhomave të biznesit dhe organizatave të ndryshme.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes tha se ky edicion festohet edhe me një vështrim unikal drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, që sipas tij përfaqësohet edhe në stendat e panairit.

“Zhvillimi tregut rajonal, i shkëmbimeve midis vendeve tona brenda rajonit është një objektiv kyç nga qeveria jonë dhe është pa dyshim një mekanizëm për të rritur më tej volumin e shkëmbimeve tregtare. Gjithashtu është një mekanizëm që mbështet përpjekjet tona për të rritur më tej ekonominë tonë kombëtare e cila ka hyrë në një trend shumë pozitiv”, u shpreh Gonxhja.

Duke theksuar se interesi i investitorëve të huaj është rritur në mënyrë të vazhdueshme, ai tha se kanë avancuar në politikat e punësimit, të turizmit, të energjisë, përmirësuar shumë klimën e biznesit, mjedisin bujqësinë dhe energjinë.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, në fjalën e tij u shpreh se është shumë e rëndësishme që këto ura bashkëpunimi që janë krijuar që 30 vjet më parë të vazhdojnë dhe të mbahen po në këtë frymë.

“Tirana tashmë është një qytet që ndryshon dita-ditës, duke u kthyer në një qendër të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm me të gjithë parametrat që flasin pozitivisht, dhe duke u kthyer në një qendër qoftë të turizmit, të politikës, të sportit dhe të kulturës”, tha Seferi.

Në panairin që mbahet në datat 6-9 nëntor marrin pjesë dhjetëra institucione, kompani ndërkombëtare dhe vendore nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, në fusha si ndërtimi, energjia, industria e rëndë dhe e lehtë, tekstilet, arsimi dhe sektorë të tjerë.

Pjesë e panairit janë edhe Universiteti i New Yorkut në Tiranë (UNYT), që është pjesë e Fondacionit Turk Maarif, dhe Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD).

Panairi organizohet nga zyra e Klik Ekspo Group and Tirana International Fair, që ka si fokus të veprimtarisë së saj organizimin e panaireve, ekspozitave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...