Hezbollahu lëshon ​raketa ndaj një baze ushtarake në Tel Aviv – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Hezbollahu lëshon ​raketa ndaj një baze ushtarake në Tel Aviv

Në deklaratën me shkrim të Hezbollahut thuhet se baza Glilot e Njësisë së Inteligjencës Ushtarake izraelite 8200 rreth Tel Avivit është bombarduar me raketa

Hezbollahu njoftoi se ka kryer sulm me raketa ndaj kryeqytetit të Izraelit, Tel Aviv, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Hezbollahut thuhet se baza Glilot e Njësisë së Inteligjencës Ushtarake izraelite 8200 rreth Tel Avivit është bombarduar me raketa.

“Sulmi është kryer për të mbështetur popullin e vendosur palestinez dhe rezistencën e tij të nderuar në Rripin e Gazës, për të mbrojtur Libanin dhe popullin e tij dhe për t’iu përgjigjur sulmeve dhe masakrave të kryera nga Izraeli”, thuhet në deklaratën e Hezbollahut.

Nga ana tjetër, në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se i janë kundërpërgjigjur 2 raketave të lëshuara nga Libani dhe kanë rënë sirenat në rajonet qendrore dhe veriore të vendit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee pretendon se rreth 70 anëtarë të Hezbollahut u vranë në sulmet tokësore dhe ajrore në 24 orët e fundit.

Ai thekson se në sulme u shkatërrua infrastruktura nëntokësore e Hezbollahut si dhe depot e armëve që përmbanin raketahedhës, raketa antitank, mortaja, municione dhe pajisje të tjera ushtarake.

Sipas mediave izraelite, pas sulmeve me raketa, një grua është plagosur lehtë nga predha në Herzliya.

Disa automjete të parkuara u dëmtuan gjithashtu nga copëzat në Herzliya.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...