Ish-lideri i Hamasit, Sinwar nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit ku humbi jetën – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Ish-lideri i Hamasit, Sinwar nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit ku humbi jetën

Gazeta “Sharq al-Awsat” me bazë në Londër, në lajmin e saj të bazuar në burime të paidentifikuara, ka paraqitur detaje rreth situatës së Sinwarit në Gaza pas 7 tetorit 2023

Ish-kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Yahya Sinwar i cili humbi jetën në sulmin e Izraelit në Rafah në jug të Rripit të Gazës muajin e kaluar, nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë, transmeton Anadolu.

Gazeta “Sharq al-Awsat” me bazë në Londër, në lajmin e saj të bazuar në burime të paidentifikuara, ka paraqitur detaje rreth situatës së Sinwarit në Gaza pas 7 tetorit 2023.

Thuhet se Sinwar e dërgoi familjen e tij në një zonë që ai mendonte se ishte më e sigurt për shkak të sulmeve izraelite dhe komunikonte me ta me letër. Gjithashtu thuhet se lideri i Hamasit mund të komunikonte me familjen e tij vetëm një herë në 1 ose 1.5 muaj.

Në lajm bëhet e ditur se autopsia e Sinwarit zbuloi se ai nuk kishte ngrënë asgjë për 3 ditë para sulmit në të cilin humbi jetën më 16 tetor.

Qeveria izraelite pretendon shpesh se ndihma që shkon në Rripin e Gazës “merret nga Hamasi dhe nuk u dërgohet atyre në nevojë”. Sinwar humbi jetën më 16 tetor në një përleshje me ushtarët izraelitë në Rafah, në jug të Gazës.

Qeveria e Tel Avivit pretendonte prej kohësh se Sinwar fshihej në tunele në Gaza dhe përdorte të burgosurit izraelitë si mburojë.

Ndryshe nga sa pretendohej, u zbulua se Sinwar nuk kishte me vete të burgosur izraelitë dhe se ai humbi jetën duke luftuar me ushtarët izraelitë së bashku me disa miq të tij në një ndërtesë në zonën Tel Sultan.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...