Kompania franceze “Lafarge” do të përballet në gjyq për financimin e DEASH-it në Siri – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Kompania franceze “Lafarge” do të përballet në gjyq për financimin e DEASH-it në Siri

Akuzat burojnë nga pretendimet se “Lafarge” financoi grupe të ndryshme të armatosura, përfshirë grupin terrorist DEASH, për të mbajtur funksionale fabrikën e çimentos në Siri

Kompania ndërkombëtare franceze e çimentos “Lafarge SA” dhe katër nga ish-drejtuesit e saj do të dalin në gjyq për financimin e terrorizmit në Siri, sipas urdhrit të djeshëm të gjykatësve hetues, transmeton Anadolu.

Ky vendim ligjor shënon një hap të rëndësishëm pas tetë vitesh procedime të iniciuara nga organizata “Sherpa” dhe Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Drejtave të Njeriut (ECCHR).

Akuzat burojnë nga pretendimet se “Lafarge” financoi grupe të ndryshme të armatosura, përfshirë grupin terrorist DEASH, për të mbajtur funksionale fabrikën e çimentos në Siri, teksa vazhdonte lufta civile.

“‘Lafarge’ është kompania e parë globale që akuzohet për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit”, thanë “Sherpa” dhe ECCHR, duke theksuar implikimet serioze të rastit. Ata vunë në dukje se “aktet e bashkëpunimit nuk mund të mbeten të pandëshkuara” dhe duhet të adresohen për të mbështetur drejtësinë.

“Lafarge” dhe katër ish-drejtuesit, përfshirë dy që mbikëqyrnin sigurinë në objektin sirian dhe biznesmenin sirian Firas Tlass, përballen me akuzat për financim të një sipërmarrjeje terroriste dhe shkelje të një embargoje evropiane.

Akuzat kundër ish-drejtorit të sigurimit të “Lafarge”-s, megjithatë, janë hedhur poshtë. Procesi gjyqësor nuk do t’u mundësojë punonjësve sirianë të kërkojnë kompensim, pasi statusi i tyre si paditës u konsiderua i papranueshëm.

Teksa procesi trajton financimin e terrorizmit, hetimi për bashkëpunimin e dyshuar të “Lafarge”-s në krime kundër njerëzimit vazhdon. Gjykata e Lartë franceze më parë e pranoi seriozitetin e akuzave, duke theksuar se “aktet e bashkëpunimit mundësojnë krime kundër njerëzimit”.

“Sherpa” dhe ECCHR mbeten të përkushtuara për të mbështetur paditësit në ndjekjen e drejtësisë dhe dëmshpërblimit, duke nënvizuar luftën për llogaridhënie.

AA

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...