Putini i kërkon falje Aliyevit për rrëzimin e aeroplanit, por nuk e merr përgjegjësinë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

Putini i kërkon falje Aliyevit për rrëzimin e aeroplanit, por nuk e merr përgjegjësinë

In this photo released by Kazakhstan's Emergency Ministry Press Service, Rescuers work at the wreckage of Azerbaijan Airlines Embraer 190 lays on the ground near the airport of Aktau, Kazakhstan, Wednesday, Dec. 25, 2024. (Kazakhstan's Emergency Ministry Press Service via AP)

Udhëheqësi rus Vladimir Putin i tha homologut të tij azerbajxhanas Ilham Aliyev të shtunën se mbrojtja ajrore ruse ishte aktive kur një aeroplan i “Azerbaijani Airlines” u përpoq të ulej në Grozny përpara se të rrëzohej, tha Kremlini.

Putini e thirri Aliyevin ndërsa u rritën spekulimet se mbrojtja ajrore ruse mund të ketë rrëzuar aksidentalisht avionin, i cili u rrëzua në Kazakistanin perëndimor, duke vrarë 38 persona, në fillim të kësaj jave, raporton AFP, transmeton Klankosova.tv.

Putini i tha Aliyevit se avioni ishte përpjekur të ulej në Grozny “disa herë” dhe se “gjatë kësaj kohe, Grozny, (qyteti i) Mozdokut dhe Vladikavkazi po sulmoheshin nga dronët luftarakë ukrainas dhe mbrojtja ajrore ruse po i zmbrapste këto sulme”.

Lideri rus nuk mori përgjegjësinë për rrëzimin, ndërsa i kërkoi falje Aliyevit që incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ruse.

“Vladimir Putin ka kërkuar ndjesë që incidenti tragjik ndodhi në hapësirën ajrore të Rusisë dhe përsëri shprehu ngushëllimet e tij të thella dhe të sinqerta për familjet e të vdekurve, duke u uruar shërim të shpejtë të prekurve”, thuhet në deklaratë.

Kremlini tha se dyshja kishin diskutuar çështjet rreth aksidentit “në detaje”.

Ai tha gjithashtu se ishte duke bashkëpunuar “nga afër” me Azerbajxhanin dhe Kazakistanin për rastin.

Deklaratat e zyrtarëve të Azerbajxhanit lënë të kuptohet se Baku beson se avioni u godit në ajër, ndërsa ShBA-ja ka thënë se kishte “indikacione të hershme” që mbrojtja ajrore ruse mund të ketë qenë përgjegjëse për rrëzimin. /Klankosova.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...