SHBA miraton shitjen e pajisjeve ushtarake Ukrainës me vlerë 100 milionë dollarë – Sfera News
Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bota

SHBA miraton shitjen e pajisjeve ushtarake Ukrainës me vlerë 100 milionë dollarë

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve ushtarake në vlerë 100 milionë dollarë për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë miratuar shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve ushtarake për qeverinë e Kievit me vlerë 100 milionë dollarë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Pentagonit (DSCA), thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve dhe shërbimeve ushtarake në vlerë 100 milionë dollarë për Ukrainën.

Në deklaratë thuhet se shitja do të forconte sigurinë e Ukrainës dhe se Kongresi ishte i informuar për këtë çështje.

– Rusia tha se Ukraina sulmoi me raketa ATACMS

Në artikullin e gazetës amerikane “Washington Post” (WP), bazuar në dy zyrtarë të lartë amerikanë, thuhet se administrata amerikane i dha Ukrainës lejen për të përdorur sistemet e raketave taktike me rreze të gjatë (ATACMS) në një mënyrë të kufizuar.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Ukraina nisi sulm në territorin rus të rajonit Braynsk me 6 raketa ATACMS me rreze të gjatë veprimi të prodhimit amerikan.

Presidenti rus, Vladimir Putin miratoi doktrinën që lejon vendin e tij të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet me raketa balistike.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Maqedonia e Veriut

Gjatë festimit të mbrëmshëm të Ditës së Flamurit Shqiptar – 28 Nëntorit, në Shkup është grisur flamuri maqedonas, siç shihet nga videot e publikuara...

Bota

Analistët rusë sfidojnë perceptimin perëndimor se Moska dëshiron një fitore të Trumpit, duke thënë se politika e SHBA-së do të mbetet “jomiqësore” kundrejt Rusisë...

Maqedonia e Veriut

Në kabinetin e Ministrit të Shëndetësisë, mes angazhimeve institucionale dhe sfidave të përditshme, spikat një emër që çdo ditë po fiton respektin dhe mirënjohjen...

Maqedonia e Veriut

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me...